
Komisioni i Pavarurur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për 3 magjistrantë.
Më 22 shkurt Komisioni ndërpreu vetingun për gjyqtarin e Apelit Gjirokastër, Izet Salaj, për shkak të dorëheqjes së tij. Atij ju ndalua emërimi në sistemin e drejtësisë për 15 vite.
Më 17 shkurt 2021, Komisioni ndërpreu gjithashtu procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Fatbardh Çonik, pas dorëheqjes së tij. Edhe gjyqtarit ju ndalua emërimi në sistem për 15 vite.
Po në të njëjtën datë ndërpreu vetingun prokurorin e Lezhës Gjergji Rudi, për shkak të daljes në pension.