Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingun për dy gjyqtarë pas dorëheqjes së tyre.
Me datë 14 prill, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi kërkesën e gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda për dorëheqje.
KPK shpalli me datë 19 maj vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e emërimit të tij për 15 vjet në sistemin e drejtësisë.
KPK ndërpreu procesin e rivlererësimit për gjyqtarin Gjirokastrës, Pëllumb Vehbi, të cilit gjthashtu i ndalohet emërimi në organet e sistemit të drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.
Që nga fillimi i procesit të rivlerëimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorë, 52 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen.