Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pezulloi rivlerësimin për kryetarin e Gjykatës së Matit, Artan Çupi, duke e detyruar atë të ndjekë Shkollën e Magjistraturës për 1 vit.
Me kalimin e një viti, KPK do të nisi sërish rivlerësimin për të.
Vendimi u mor nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
KPK argumentoi se gjyqtari Çupi kishte probleme në të trija kriteret; atë të pasurisë, figurës dhe profesionalitetit.
Ky është rasti i parë që KPK merr një vendim të tillë.
Mbetet e paqartë mbi çfarë baze ligjore KPK e ka marrë këtë vendim. Ligji përcakton se pezullimi për një vit nga detyra dhe dërgimi në Shkollën e Magjistraturës është një nga masat që KPK merr pas procesit të rivlerësimit të gjyqtarit ose prokurorit.