
Të enjten, 18 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, për shkak të problemeve me pasurinë.
Vendimi u mor nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.
Fatmira Hajdari është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2000, fillimisht si gjyqtare në gjykatën e Tiranës.
Që prej vitit 2013, Hajdari u emërua në gjykatën e Apelit të Tiranës, me dekret të presidentit.