Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro. Vendimi u dha të hënën, nga trupa gjykuese Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, dhe Etleda Çiftja.
Albert Spiro u akuzua nga Ministri i Brendshmë Bledi Çuçi për lirimin nga burgu të Edison Begajt, i cili u arrestua nga RENEA, për armë mbajtje pa leje në 28 qershor. Begaj, në 30 maj ju bë atentat pranë banesës, në sy të dy fëmijëve të tij.
Spiro u emërua gjyqtarë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, ai është gjyqtar i Gjykatës së Vlorës.