KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Hamitaj, nuk justifikon pasurinë

Nga Exit News
KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Hamitaj, nuk justifikon pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi, të enjten, nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës Tritan Hamitaj.

Vendimi për Hamitajn u mor nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Lulëzim Hamitaj.

Gjatë hetimit administrativ, KPK-ja gjeti probleme të shumta me pasurinë e gjyqtarit, mes të cilave deklarime të pasakta, dyshime për kontrata fiktive huadhënie, kontrata fiktive blerje pasurie, dyshime për pasuri të fshehura në emrin e babait.

Sipas analizës financiare, Hamitaj kishte 19 milion lekë pasuri që nuk mund t’i justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash.

Gjyqtari Hamitaj kundështoi gjetjet e komisionit dhe replikoi ashpër me anëtarët e trupës gjykuese. Sipas tij, procesi i vetingut nuk është i rregullt, mënyra se si llogariten shpenzimet dhe të ardhurat është problematike dhe se gjatë gjithë procesit, ai nuk ka pasur mundësi për tu mbrojtur.

Deklaratat e Hamitajt erdhën pasi ai kishte paraqitur në KPK 20 kërkesa paraprake për shtyrje të vetingut dhe përjashtim të trupës gjykuese. Të gjitha kërkesat e tij u hodhën poshtë nga KPK-ja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>