KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Vlorë Hysen Saliko

Nga Exit News
KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Vlorë Hysen Saliko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra, të hënën, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Genta Tafa, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqatari Saliko deklaroi se ai dhe familja e tij zotërojnë një fermë të specializuar në mbarështimin e bletëve dhe me një kopsht me 400 rrënjë mollë, aktivitet që i ka dhënë familjes mundësinë të blejë dy apartamente në Tiranë dhe një makinë.

Deklaratat e pasurive të Salikos tregojnë se bujqësia dhe në veçanti, bletaria, i kanë dhënë familjes së tij disa qindramijëra lekë çdo vit për një total prej rreth 15 milionë lekësh përgjatë dekadave të fundit.

Po relatorja Suela Zhegu u shpreh se të gjithë këto të ardhura nuk janë shoqëruar me dokumentacionin përkatës, ndaj zyrtarisht gjyqtani nuk ka pasur mundësi për të blerë apartamentin në Tiranë në vitin 2010.

Për këtë apartament Saliko ka deklaruar si burim të ardhurash kursimet familjare nga paga dhe të ardhurat nga bletaria.

Për të njëjtin apartament gjyqatari deklaroi pagesa të kryera cash në llogarinë e kompanisë së ndërtimit dhe njëkohësisht, 30 mijë euro të paguara në një bankë të nivelit të dytë, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Gjyqatari Saliko deklaroi se tek dokumentet e kësaj pagese atij i ishte falsifikuar firma dhe se ai nuk e kishte kryer atë.

Pyetur nga vëzhguesja ndërkombëtare se për çfarë arsyeje dikush mund të derdhë në bankë pagesë në emër të një personi tjetër duke falsifikuar firmën e këtij të fundit, gjyqatari nuk dha ndonjë argument, por thjesht mohoi të ketë bërë pagesën.

Hysen Saliko e ka nisurr karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Ai ka qenë kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Prej vitit 2010, Saliko është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>