KPK shkarkon kryetarët e gjykatave të Korçës e Beratit

KPK shkarkon kryetarët e gjykatave të Korçës e Beratit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarët e gjykatave të Korçës dhe Beratit, Admir Belishtën dhe Agron Vavlën, si  të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Kryetari i Gjykatës së Korçës Admir Belishta nuk mundi të justifikonte pasuritë e tij, veçanërisht blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 107 metra në Korçë në vitin 2009 me vlerë 6 milion lek.

Lidhur me pastërtinë e figurës,  Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) gjeti kontakte të papërshtatshme. Ndërsa për sa i përket profesionalizmit, Belishtës ju gjetën të paktën tre vendime të cënuara në Apel për interpretim të gabuar të ligjit e provave.

Vendimi për gjyqtarin Belishta u mor nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa.

Kryetarit të Gjykatës së Beratit Agron Vavlës, KPK I gjeti një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë. Gjyqtari kishte mospërputhje deklarimi për një apartament në Berat, një apartament në Tiranë dhe një sërë mospërputhjesh të tjera të deklarimeve të pasurisë ndër vite.

Në përfundim KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit pasi ai ka bërë dekalrim të rremë pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për ta justifikuar atë.

Vendimi për gjyqtarin Vavla u mor nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

 

Lajme te ngjashme