KPK shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Shkodër

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Shkodër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi.

KPK gjeti probleme me pasurinë e prokurori Dragjoshi. Në lidhje me një banesë tre katëshe në Paskuqan, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vitin 1996 dhe ishte legalizuar në vitin 2015, KPK pohoi se Dragjoshi kishte kryer kundravajtje penale me zënien e truallit shtetëror ku është ndërtuar banesa. Gjithashtu KPK e konsideroi shkelje adminsitrative ndërtimin pa leje të banesës.

Komisioni gjeti mospërputhje dhe pasaktësi në deklarimin e kësaj ndërtese si dhe pamundësi financiare për ndërtimin e saj.

KPK gjeti balancë negative edhe për blerjen e dy automjeteve në pronësi të prokurorit Dragjoshi.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ka ushtruar funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014 dhe u rikthye në këtë pozicion si i komanduar në vitin 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>