KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten gjyqtaren e Apelit Administrativ Tiranë, Fjoralba Prifti.

KPK konstatoi probleme me pasurinë e gjyqtares, ku rezultoi me një balancë negative prej 4 milionë lekësh.

Gjithashtu Komisioni gjeti se bashkëshorti i saj nuk kishte paguar taksa për disa vite. ILDKPI kishte hartuar një raport negativ për gjyqtaren Prifti, duke pretenduar se gjyqtarja nuk kishte deklaruar saktë, kishte bërë fshehje dhe kishte mungesë burimesh.

Në lidhje me profesionalitetin dhe figurën ajo u vlerësua pozitivisht.

Fjoralba Prifti ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lezhës. Në vitin 2014, Prifti është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2016 është dekretuar në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>