KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Prokurorisë së Përmetit, Silvana Pani

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Prokurorisë së Përmetit, Silvana Pani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokuroren pranë Prokurorisë së Përmetit, Silvana Pani.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

KPK konstatoi probleme me pasurinë e prokurores Pani për blerjen e një apartamenti në Përmet në vitin 2015 kundrejt vlerës 27 mijë euro. Sipas Komisionit prokurorja kishte pamundësi financiare, mospërputhje të çmimit të blerjes në kontratën e porositjes me atë të shitblerjes si dhe të deklarimeve për pagesën e kësteve.

KPK gjeti dhe mungesë të burimeve finaciare për blerjen e një automjeti dhepër shtesat në një depozitë të çelur në vitin 2003. Ndërkohë nga analiza e deklaratave vjetore u konstatua një balancë negative prej 11.8 milionë lekëve.

Komisioni ngriti dyshime për konflikt interesi në tri procedura prokurorimi për furnizim me karburant të kryera nga Prokuroria e Përmetit, kur Pani, në cilësinë e drejtueses ka nënshkruar pagesat në favor të shoqërisë së vëllait të bashkëshortit të saj. Nga hetimi i KPK është zbuluar se prokurorja Pani dhe bashkëshorti i saj ishin pajisur me prokurorë të posaçme për kryerjen e veprimeve për llogari të kësaj shoqërie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>