KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Lezhës, Bardhok Lleshi

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Lezhës, Bardhok Lleshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi  të premten nga detyra prokurorin e Lezhës, Bardhok Lleshi.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Komisioni gjeti se prokurori Lleshi kishte fshehur pasurinë. Komisioni konstatoi pamundësi financiare për blerjen e tre ngastrave tokë, për të cilat prokurori Lleshi ka deklaruar se një e ka blerë me kursimet e tij nga puna si emigrant në Greqi dhe dy të tjerat të financuara nga i vëllai, prej të ardhurave të siguruara nga puna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

KPK argumentoi se nuk ka provuar të ardhurat e deklarura nga puna në emigracion gjatë periudhës 1991-1997 dhe as transferimin e vlerave të pretenduara.

Nga ana tjetër Komisioni ngriti dyshime për fshehje të pasurisë, pasi nuk ka deklaruar kuotat e zotëruara në vititn 2005 përpara se të fillonte detyrën.

Bardhok Lleshi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2009, Lleshi u transferua në Prokurorinë e Lezhës ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>