KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeun

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeu.

Vendimi u mor nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Komisioni ngriti dyshime se prokurori Allajbeu kishte fshehur apartamentin në emër të vjehrrës. Ky fakt erdhi përmes një denoncimi anonim.

Komisioni gjeti gjithashtu pamundësi financiare të prindërve prokurorit për të ndërtuar një shtëpi në Berat. Gjithashtu KPK gjeti se prokurori për një banësë në Tiranë në 2007 kishte deklaruar marrjen e një huaje për shlyerjen e saj.

KPK deklaroi se huaja kishte shkuar drejt një personi tjetër që nuk ishte ndërtuesi i pallatit, ku ndodhej apartamenti.

Komisioni konstatoi se prokurori Arben Allajbeu nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare për dhënien e një huaje në vlerën 10 mijë euro motrës së tij në vitin 2014 si dhe dhënien e një huaje në shumën 7000 euro prindërve të tij në vitin 2017.

Në lidhje me figurën, DSIK kishte dorëzuar një raport negative për Allajbeun, duke e konstatuar atë të papërshtatshëm.

Arben Allajbeu e ka filluar karrierën e tij si oficer i Policisë Gjyqësore, për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e Beratit në vitin 2014. Në nëntor 2016, Allajbeu u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku e kryen aktualisht funksionin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>