KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Genci Qana.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftjan dhe Xhensila Pinen.

KPK një bilanc negativ me  1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016. KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.

Përveç pasurisë, për Qanën kishte edhe denoncime për çështjet që ka hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>