KPK shkarkon prokuroren e Korçës Irma Balli

KPK shkarkon prokuroren e Korçës Irma Balli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi prokuroren e Korçës, Irma Balili. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

ILDKPI konstatoi se zonja Balli nuk kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë. Ajo nuk kishte deklaruar investimin fillestar të një biznesi në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, dhe një kat shtesë të një ndërtese.

Ndërkohë, Komisioni konstatoi se në disa raste dhe për periudha kohore të shkurtra bashkëshorti i zonjës Balli nuk ka paguar taksat mbi të ardhurat nga qiradhënia e një apartamenti dhe nuk ka pasur burime finaciare për të blerë dy apartamente, në vitin 2004, me vlerë 50 mijë euro.

Ndërkohë, pak javë më parë KPK e konfirmoi në detyrë prokuroren Donika Prela, pavarësisht se bashkëshorti i saj kishte përfituar rreth 30 mijë euro në të zezë. Vetë zonja Prela nuk arriti të justifikonte pasurinë e formuar gjatë këtyre viteve; ajo nuk justifikonte burimet financiare për blerjen e apartamentit në Tiranë;  kishte blerë nën çmimin e tregut dhe e kishte shitur disa herë më shtrenjtë një apartament në Durrës; dhe kishte marrë 10 mijë euro borxh pa asnjë akt noterial.

Megjithatë, KPK vendosi t’i shpërfillë deklarimet dhe faktet për zonjën Prela, vendosi të mos i marrë parasysh gjithë mospërputhjet dhe problemet në deklarimet e saj, dhe e konfirmoi prokuren për të vazhduar të punojë në systemin e drejtësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>