KPK shkarkon prokurorin e Apelit Edmond Hyka

Nga Redaksia
KPK shkarkon prokurorin e Apelit Edmond Hyka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës Edmond Hyka, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi. KPK vlerësoi prokurorin për të tri kriteret: atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Sipas BIRN, pas analizës financiare, KPK kishte gjetur  se prokurorit Hyka i mungonin 18.2 milion lekë për të justifikuar pasurinë.

Po ashtu, prokurori nuk kishte dokumente për të vërtetuar 35 mijë euro të trashëguara nga babai dhe 2,6 milionë lekë.

Avokati mbrojtës i prokurorit, Jordan Daci kundërshtoi vendimin e KPK-së duke thënë se prokurorit Hyka nuk i ishte lënë kohë mjaftueshëm për të siguruar dokumentet, pasi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga tërmeti, prokurori nuk ka mundur të shkojë në apartamentin e tij në Durrës.

Edmond Hyka ka punuar si avokat nga viti 1998 deri në vitin 2005; kohë kur u emërua prokuror në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Në vitin 2006, Hyka u transferua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>