KPK shtyn seancën për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli

Nga Exit News
KPK shtyn seancën për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shtyu të premten seancën dëgjimore për prokurorin në Prokurorinë e  Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, pasi ai ishte i sëmurë.

Në një njoftim dërguar KPK, Çoçoli e kishte të pamundur të paraqitej, pasi ishte i sëmurë dhe gjendej në spital.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas një hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku për korrupsion.

Aktualisht, çështja e tij ndodhet në SPAK, ndërkohë që Çoçoli i ka hedhur poshtë akuzat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>