KPK shtyn vendimin për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Elbana Lluri

Nga Exit News
KPK shtyn vendimin për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Elbana Lluri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu vendimin për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri.

Vendimi erdhi pas një denoncimi në KPK në media për të. Nuk dihet ende për çfarë bëhet fjalë, por KPK pohoi se do te kryente hetime ndaj gjyqtares në aspektin profesional.

Gjyqtarja Lluri u përball me KPK në 7 janar. Komisioni gjeti pamundësi financiare të gjyqtares blerjen e dy automjeteve dhe pasuritë e ish bashkëshortit të saj.

Ajo po gjykohet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge në universitetin “Luarasi”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme