KPK shtyn vendimin për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj

Nga Exit News
KPK shtyn vendimin për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Vendimi për shtyrjen erdhi pas një séance dëgjimore më shumë se 5 orësh të zhvilluar të enjten, ku Imeraj pati përplasje me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs.

Jacobs e akuzoi prokuroren për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Jacobs pohoi se kryeprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’  ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi Imerajn se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij.

Ai veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore.

Imeraj i kundërshtoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>