KQZ apel partive politike të mos shkelin ligjin zgjedhor në lidhje me materialet propagandistike

Nga Exit News
KQZ apel partive politike të mos shkelin ligjin zgjedhor në lidhje me materialet propagandistike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje të gjithë partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor në lidhje me përdorimin e materialeve propagandistike.

Përmes një njoftimi zyrtar, KQZ shkruan se të gjithë kandidatët për deputetë duhet të vendosin materialet propagandistike 30 ditë përpara, koha kur fillon dhe fushata zgjedhore.

Partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore.”

Kodi Zgjedhor përcakton se kryetari i bashkisë përcakton vendet ku mund të afishohen këro materiale. Vendet duhet të kenë hapësirë të barabartë për të gjitha subjektet zgjedhore.

Gjatë fushatës zgjedhore përdorimi dhe afishimi i çdo materiali propagandistik, përfshirë flamujt dhe posterat, lejohet vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e subjektit zgjedhor.

Disa ditë më parë KQZ i kërkoi qeverisë të heqë logot e Partisë Socialiste nga portali ‘Shqipëria që Duam’.

Në një vendim të marrë në 30 janar, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi argumenton se vendosja e simboleve të PS në këtë portal, i cili është zyrtar, është shkelje e ligjit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>