KQZ do të vlerësojë vendimin e Prokurorisë për kryebashkiakun e Matit

Nga Exit News
KQZ do të vlerësojë vendimin e Prokurorisë për kryebashkiakun e Matit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton kërkesën e PD-së për largimin nga detyra të Kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, për shkak të dyshimeve se ai mund të preket nga ligji i dekriminalizimit. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjyakta për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.

Kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka thënë se personi është gjykuar dy herë për të njëjtën gjë, ndaj do të hetohen vlefshëmëria e vendimit të parë “që këtij zotërisë i lejoi kandidimin dhe ai u zgjodh.

 Përfaqësuesi i PS-së në KQZ sqaroi se Agron Malaj është hetuar njëherë nga prokuroria për veprën e armëmbajtjes pa leje në vitin 2016, kur ka qënë punonjës i OSSHE-së, dhe prokuroria ka gjetur se ai mund të vazhdojë kandidimin.

Avokatit i Malajt ka kërkuar pezullimin e çështjes duke qënë se personi është gjykuar njëherë dhe nuk ka asnëj fakt të ri në kërkesën e PD-së.

Siç Exit Neës ka shkruar më parë, Agron Malaj ka qënë i dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve të prokurorisë, të gjitha këto detaje janë bërë publike dhe nga vetë Malaj në formularin e vetëdeklarimit, por KQZ nuk e ka ndaluar atë nga kandidimi.

Lajme te ngjashme