KQZ e konfirmon: Parlamenti nuk është legjitim

KQZ e konfirmon: Parlamenti nuk është legjitim

Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputet nga 140 deputetë që duhet të kishte. Kjo është përgjigjia zyrtare e KQZ-së ndaj kërkesës së Presidentit Ilir Meta, disa ditë më parë. Kjo do të thotë se zëvendësimet e deritanishme të deputetëve të opozitës nuk kanë mundur ende ta sjellin parlamentin në gjendjen e tij kushtetuese. Sipas, Kushtetutës, Parlamenti i Shqipërisë duhet të përbëhet nga 140 deputetë.

Në shkurt 2019, deputetët e partive të opozitës vendosën të heqin dorë nga mandatet e deputetëve. Si rezultat, shumë nga kandidatët e tyre për deputetë, të vendosur nga Basha dhe nga Monika Kryemadhi në pozicione të pazgjedhshme në listë pranuan mandatet e lëna nga deputetët e partive të tyre.

Madje, disa nga “renegatët” e Partisë Demokratike formuan një grup parlamentar “demokrat” me kryetare deputeten Rudina Hajdari, një nga dy deputetët e PD-së, të cilët nuk pranuan të dorëzonin mandatet.

Pavarësisht se Parlamenti nuk është legjitim, Edi Rama po përpiqet që me ‘opozitën e re’ të miratojë ligjet dhe vendimet, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar parlamentare, si reforma zgjedhore, zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>