KQZ firmos kontratën nisjen e procesit të identifikimin biometrik

Nga Exit News
KQZ firmos kontratën nisjen e procesit të identifikimin biometrik

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka firmosur kontartën me kompaninë “Smartmatic International Hlding B.V” për implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit, sipas burimeve në media.

KQZ kualifikoi firmën fituese më 15 janar 2020. Smartmatic ishte kompania e vetme që paraqiti ofertë në KQZ për implementimin e teknologjisë zgjedhore.

Kompania ka parashikuar një kosto prej rreth 20 milionë dollarë për implementimin e identifikimit biometrik.

“Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa TVSH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>