KQZ gjobit kryebashkiakun Veliaj për shkelje të ligjit zgjedhor

Nga Exit News
KQZ gjobit kryebashkiakun Veliaj për shkelje të ligjit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti të martën kryebashkiakun Erion Veliaj për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara gjatë periudhës zgjedhore.

Gjoba ndaj Veliajt është 70 mijë lekë për shkeljet e mëposhtme:

  1. Kryerjen e aktiviteteve të ndaluara
  2. Mosraportimin e këtyre aktiviteteve
  3. Promovimin e aktiviteteve të ndaluara

Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

KQZ miratoi një vendim mbi aktivitetet e ndaluara, ku përcaktohet se vizitat në shtëpitë e rindëruara janë të ndaluara përveç rasteve kur fondet ose projekte kanë filluar përpara periudhës së ndaluar.

Më herët KQZ i kërkoi qeverisë të heqë logot e Partisë Socialiste nga portali ‘Shqipëria që Duam’.

Në një vendim të marrë në 30 janar, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi argumenton se vendosja e simboleve të PS në këtë portal, i cili është zyrtar, është shkelje e ligjit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>