Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i japë sot mandatin tre deputetëve të tjerë nga listat e partive opozitare PD dhe LSI.
Adriatik Alimadhi, kryetari i Partisë Balli Kombëtar, do të marrë mandatin e ish-deputetit Agron Shehaj në Vlorë.
Ambra Borova nga LSI do të marrë mandatin e Agron Çelës në Shkodër.
Arben Elezi, ish-kryetari i PD-së në Peqin, do të marrë mandatin e nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho në qarkun Elbasan.
Pas miratimit nga KQZ, tre deputetët e rinj do të betohen në kuvend në seancën e 28 marsit.
Me deputetët e rinj, grupi i ri parlamentar i PD-së shkon në 8 deputetë (Hajdari, Murrizi, Karamelo, Zeneli, Halilaj, Maliqi, Alimadhi, Elezi), ndërsa grupi i LSI shkon në 11 deputetë (Koçiraj, Hoti, Rrushi, Roshi, Hyseni, Braha, Musai, Gjoni, Shehi, Mara, Borova).