
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar partive politike që të sygjerojnë se në cilat zona mendojnë se duhet aplikuar votimi dhe numërimi elektronik, në zgjedhjet e 25 prillit.
Në shkresën drejtuar partive shkruhet se sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen fillimisht me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e prillit.
Ndërsa projekti pilot do të bëhet vetëm në disa zona, KQZ thekson se në zgjedhjet e para për Kuvendin, pra në zgjedhjet e 25 prillit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve.
Pasi partitë të japin propozimet e tyre, i takon KQZ-së të marrë një vendim.