
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi qeverisë të heqë logot e Partisë Socialiste nga portali ‘Shqipëria që Duam’.
Në një vendim të marrë në 30 janar, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi argumenton se vendosja e simboleve të PS në këtë portal, i cili është zyrtar, është shkelje e ligjit.
Denoncimi për këtë rast erdhi nga Instituti i Studimeve Politike, i cili pohoi se faqja zyrtare e këtij portali përmbante 36 flamuj të PS.
Komisioneri argumenton se Agjensia për Dialog dhe Bashkëqeverisje është institucion publik dhe ligji e ndalon përdorimin e simboleve të partive politike.
Në një kontroll të bërë nga Exit, faqja e portalit ende përmban simbole të Partisë Socialiste.