KQZ i rekomandon partive të kenë kujdes me gjuhën e përdorur gjatë fushatës elektorale

Nga Exit News
KQZ i rekomandon partive të kenë kujdes me gjuhën e përdorur gjatë fushatës elektorale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit Robert Gajda, artitën një marrëveshje të hënën për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe asaj diskriminuese gjatë fushatës zgjedhore.

Ata kanë dhënë disa sugjerime për partitë të cilat duhet t’i kenë parasysh gjatë fushatës zgjedhore:

  • Parimi i përgjithshëm i barazisë( partitë duhet të trajtojnë në mënyrë të barabartë dhe të mos diskriminojnë njëra tjetrën)
  • Ndalimi i diskriminimit(KQZ dhe Komisioneri rekomandojnë që partitë dhe këshilltarët politik të tyre të eliminojnë çdo program që përmban gjuhë diskriminuese)
  • Gjuha e urrejtjes( KQZ rekomandon që partitë por edhe mediat të tregojnë kujdes gjatë fushatave zgjedhore në përdorimin e gjuhës për të mos arritur në gjuhë urrejtjeje)
  • Adresimi i temave të ndjeshme( temat e ndjeshme, rekomandon KQZ duhet të trajtohen me përgjegjshmëri nga partitë politike)
  • Përfaqësimi i barabartë në lista zgjedhore( KQZ rekomandon që listat e partive politike duhet të pasqyrojnë diversitetin e njerëzve në shoqëri, pra të përfshijnë njerëz nga shtresa të ndryshme shoqërore etj).

Kjo marrëveshje mes KQZ dhe Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit vjen pasi ka pasur raportime për një numër në rritje të përdorimit të gjuhës diskriminuese në fushatë zgjedhore, citohet në dokument.

Marrëveshja jep vetëm disa rekomandime, të cilat i lë në dorë të partive për t’i zbatuar ose jo.

Të njëjtën gjë nxjerr në pah edhe një raport i Bashkimit Europian për përdorimin ne gjuhës së urrejtjes në fushatë zgjedhore.

Ky dokument i BE nënvizon se përdorimi i gjuhës së urrejtjes justifikohet si “shprehje e mendimeve personale”.

kqzz

kqzz

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>