KQZ-ja mblidhet për të transferuar mandatin e deputetëve të dorëhequr

Nga Exit News
KQZ-ja mblidhet për të transferuar mandatin e deputetëve të dorëhequr

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet në orën 13 të së premtes për të shqyrtuar kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetëve nga ana e deputetëve të PS-së, Mark Markut, Najada Çomos, Lefter Kokës dhe Gramoz Ruçit.

Seanca pritet të zyrtarizojë kalimin e mandateve të mësipërm në emrat pasues në listat e deputetëve, më saktë Mimi Kodhelit në Tiranë, Denis Deliut në Durrës, Mirela Pitushit në Fier dhe Elda Hotit në Lezhë.

Pas marrjes së mandatit, emrat e rinj do të vlerësohen edhe nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve, i sapo formuar. 

Ky i fundit duhet të paraqesë deri në orën 17.00 raportin e tyre, orë në të cilën pritet të fillojë seanca e dytë parlamentare dhe pritet betimi i deputetëve.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>