
Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi, të martën, partive politike një takim për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Në kërkesën e KQZ drejtuar partive, theksohet rëndësia e takimit mes tyre, duke marrë parasysh disa ndryshime që do të ketë në zgjedhjet e ardhshme.
KQZ renditi disa çështje në kërkesë që duhen diskutuar me partitē:
- Identifikimi biometrik;
- Votimi dhe numërimi elektronik;
- Monitorimi me kamera i qendrave të votimit;
- Votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë.
Për të lexuar se si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021 kliko këtu.