KQZ kualifikon ofertën e vetme që ishte paraqitur për teknologjinë në zgjedhje

Nga Exit News
KQZ kualifikon ofertën e vetme që ishte paraqitur për teknologjinë në zgjedhje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kualifikuar ofertën e kompanisë “Smartmatic International Hlding B.V” për implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Smartmatic ishte kompania e vetme që paraqiti ofertë në  KQZ për implementimin e teknologjisë zgjedhore.

KQZ thekson se oferta e kompanisë është dorëzuar brenda afateve ligjore dhe kualifikohet për të vijuar në fazën e negocimit të termave të kontratës.

Kompania ka parashikuar një kosto prej rreth 20 milionë dollarë për implementimin e identifikimit biometrik.

“Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa TVSH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.”

Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>