KQZ lë në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, pavarësisht dënimit në Greqi

Nga Exit News
KQZ lë në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, pavarësisht dënimit në Greqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, të premten. Ismailaj rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për rrahje, pas verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme. Vendimi i KQZ-së u bazua në vlerësimin e Prokurorisë, sipas të cilit personi duhet të ishte dënuar me gjobë sipas ligjit shqiptar.

“Kur vendimi jepet nga autoritet e huaja, KQZ nuk vlerëson dot sipas ligjit nëse vepra penale e kryer në territori të huaj, kualifikohet për ndalim funksioni. Prokuroria ka vendosur që vepra penale e kryer duhet dënuar me gjobë. Në kushtet e këtij lehtësimi, Ismailaj qendron në detyrë”, u shpreh Kryekomisioneri Celibashi.

Prokuroria nisi verifikimet e Ismailajt më datë 13 janar pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 Ismailaj u dënua me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Këtë dënim kryebashkiaku Ismailaj e ka mohuar disa herë.

Ivi Kaso, pëfaqësuesi i PD-së në KQZ kërkoi sërish shkarkimin e kryebashkiakut bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

Avokati i Ismailajt u shpreh se kryebashkiaku nuk mund të shkarkojë sepse ai nuk ka pasur dijeni per dënimin e si pasojë nuk ka genjyer në formularin e dekriminalizimit. Gjyqi në Greqi u zhvillua në mungesë, ai nuk ka marrë njoftim për dënimin e tij, si në sistemin TIMS, Ismailaj nuk figuron i ndaluar apo i dënuar, u shpreh avokati.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>