KQZ llogarit fondin për partitë, PS merr 45% të totalit

Nga Exit News
KQZ llogarit fondin për partitë, PS merr 45% të totalit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur fondet që do të marrin partitë politike nga buxheti i shtetit për vitin 2021.

Në mbledhjen e 3o janarit, KQZ diskutoi dhe llogariti ndarjen e 140 milionë lekëve, rreth 1,12 milionë eurove, mes partive bazuar në tre kritere:

  • 70 për qind e fondit u shpërnda bazuar në numrin e deputetëve që kanë fituar partitë në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2017
  • 20 për qind e fondit u shpërnda në mënyrë të barabartë mes partive që kanë marrë mbi 10 mijë vota,
  • 10 për qind e fondit u shpërnda mes partive që kanë marrë mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Kështu në total, Partia Socialiste është ajo që përfiton më shumë nga fondi: rreth 63,4 milionë lekë, ose sa 45 për qind e totalit.

Më pas vjen Partia Demokratike me rreth 39 milionë lekë ose sa 28 për qind e fondit total.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 20 milionë lekë ose sa 14 për qind e totalit.

Tre partitë e tjera që përfitojnë nga buxheti i shtetit janë:

  • Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 7,4 milionë lekë ose sa 5 përqind e fondit total;
  • Partia Socialdemokrate – 5,4 milionë lekë ose sa 4 përqind e fondit total;
  • Lista e Barabartë – 4.8 milionë lekë ose sa 3,4 përqind e fondit total.

Projektvendimi hartuar nga KQZ pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>