Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit, demokrastianit Eduard Ndocaj. Ai zëvëndëson Arben Ndokën e PS-së, i cili dha dorëheqje pak javë më parë nga mandati i deputetit. Eduard Ndocaj, është i gjashti dhe i fundit në listën e kandidatëve për deputet të PS-së, në qarkun Lezhë. KQZ rrëzoi emrin e Ndrec Dedaj, i cili ishte i pesti në këtë listë.Vendimi i KQZ bazohet në faktin se Dedaj është zgjedhur kryetar i bashkisë së Mirditës.
Pas Dedës në listë është emri i Eduard Ndocajt i cili është larguar nga PS për t’iu bashkuar PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka. Por ligji elektoral nuk e ndalon Ndocajn të zgjidhet deputet. Bazuar në ligjiin elektoral, KQZ i ka propozuar kuvendit emrin e Ndocajt si zëvëndësues i mandatit të Arben Ndokës.
Ky i fundit dhe dorëheqje nga mandati i deputetit pasi u përfshi në një konflikt me arëm për çështje prone me një famije në Kurbin. Arben Ndoka është aktualisht në burg.
Eduard Ndocaj, është një personazh problematik për PS-në pasi kur mbeti jashtë listës fituese të PS-së në Lezhë, ai akuzoi publikisht kryeministrin Rama për klientelizëm në përcaktimin e listës së kandidatëve për deputet.
Ndocaj tha ndër të tjera se kishte harxhuar 500 mijë euro për fushatën elektorale të PS-së duke veçuar se vetëm për një darkë me Ramën kishte paguar 8 mijë euro. Pavarësisht kësaj, Eduard Ndocaj do të jetë deputet në kuvedin e Shqipërisë i zgjedhur nga lista e PS-së.