Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fondet që do të marrin partitë politike nga buxheti i shtetit për vitin 2020.
Në total fondet e vëna në dispozicion janë rreth 1,12 milionë euro.
Partia Socialiste, forca e parë politike, do të përfitojë më shumë fonde, rreth 507 mijë euro ose sa 45 për qind e gjithë fondit.
Partia Demokratike renditet në vend të dytë dhe do të përfitojë rreth 311 mijë euro.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë rreth 160 mijë euro.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të përfitojë rreth 60 mijë euro.
Partia Socialdemokrate do të përfitojë rreth 43 mijë euro, ndërsa Lista e Barabartë rreth 39 mijë euro.