Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit për subjektet dhe për kandidatët.
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi deklaroi gjatë mbledhjes së sotme se në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës dhe pati 2188 vota të pavlefshme, rreth 5.35%.
Në qarkun e Kukësit Partia Demokratike ka fituar 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84% të votave.
Kandidatët fitues të PD në Kukës janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj ndërsa nga PS fitoi mandatin Genta Duraku.
Përfaqësuesit e partive politike në mbledhjen e së shtunës nuk patën asnjë kundërshtim për rezultatin.