KQZ miraton vendimin, qeveria ndalohet të japë koncesione 4 muaj para zgjedhjeve

Nga Exit News
KQZ miraton vendimin, qeveria ndalohet të japë koncesione 4 muaj para zgjedhjeve

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar propozimin për të ndaluar qeverinë të japër kontrata koncesionare ose PPP, 4 muaj para zgjedhjeve.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhet në vendim.

Pra vendimi nuk prek koncesionet e parashikuara në buxhetin e vitit 2021.

Propozimi ka ardhur nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI.

Në Komisionin Rregullator, mazhoranca ka shumicën por në këtë rast është rënë dakord për propozimin e opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>