Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosove vendosi të hënën në një mbledhje në kuadër të zgjedhjeve te 14 shkurtit që të kufizojë shpenzimet e partive politike për fushatë zgjedhore.
Sipas KQZ-së, një parti politike ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.
KQZ njofton se ky vendim mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve.
Sipas kësaj liste numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues. Ndërsa lista përfundimtare do të bëhet në 2 shkurt, sipas njoftimit të KQZ.
Sipas vendimit të KQZ-së:
- Prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër;
- Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
- KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;
- Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet;
Të hënën KQZ njoftoi se dita e martë është afati i fundit për partitë politikë në Kosovë që të deklarojnë koalicionet parazgjedhore.