KQZ në Kosovë kufizon shpenzimet e partive për fushatë zgjedhore

Nga Exit News
KQZ në Kosovë kufizon shpenzimet e partive për fushatë zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosove vendosi të hënën në një mbledhje në kuadër të zgjedhjeve te 14 shkurtit që të kufizojë shpenzimet e partive politike për fushatë zgjedhore.

Sipas KQZ-së, një parti politike ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.

KQZ njofton se ky vendim mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve.

Sipas kësaj liste numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues. Ndërsa lista përfundimtare do të bëhet në 2 shkurt, sipas njoftimit të KQZ.

Sipas vendimit të KQZ-së:

  • Prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër;
  • Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
  • KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;
  • Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet;

Të hënën KQZ njoftoi se dita e martë është afati i fundit për partitë politikë në Kosovë që të deklarojnë koalicionet parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>