KQZ në Kosovë vendos të rinumërojë votat në 12 vendvotime

Nga Exit News
KQZ në Kosovë vendos të rinumërojë votat në 12 vendvotime

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që të rinumërohen votat në 12 vendvotime.

Vendimi i KQZ-së vjen 4 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Klan Kosova.

Vendvotimet ku do të jetë rinumërim janë në qytetet Gjakovë, Fushë Kosovë, Rahovec, Podujevë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri.

Ndërkohë KQZ ende nuk ka vendosur se kur do të numërohen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe të emigrantëve.

Në këto zgjedhje, u regjistruan për të votuar një numër rekord emigrantësh kosovarë, rreth 102 mijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>