KQZ ngre grupin e punës për përdorimin e teknologjisë

KQZ ngre grupin e punës për përdorimin e teknologjisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka formuar grupin e punës që do të merret me identifikimin biometrik dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

Grupi përbëhet nga shtatë anëtarë: Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Drejtori juridik i KQZ-së dhe dy ekspertë të jashtëm të IT.

Puna për teknologjinë në zgjedhje do të mbikëqyret nga  Nënkomisionerja Shtetëror e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e zgjedhur nga Partia Demokratike.

Detyrat kryesore të grupit të punës janë:

  • Të vlerësojë mundësitë për përdorimin e sistemeve teknologjike në zgjedhjet e 25 prillit;
  • Të bëhë një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare të përfshirjes së teknologjisë në zgjedhje;
  • Të gjejë një sërë subjektesh të cilët mund të zhvillojnë këto sisteme dhe zgjidhje teknologjike.

Në fund të punës, grupi i punës duhet të përgatitet një raport për Komisionerin e Zgjedhjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>