KQZ ngre grupin e punës për votimin e diasporës në zgjedhjet 2021

Nga Exit News
KQZ ngre grupin e punës për votimin e diasporës në zgjedhjet 2021

Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë mundësinë e votimit të shqiptarëve në diasporë, për zgjedhjet e 25 prillit.

Grupi i punës përbëhet nga gjashtë persona: Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.

Detyrat kryesore të grupit të punës janë:

  • Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet e 25 prillit.
  • Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale apo elektronike.
  • Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave.
  • Të bëjë një vlerësim për kostot e mundshme financiare.
  • Të prezantojë modele të ndryshme të votës së diasporës që përdoren nga vende të tjera.
  • Të përgatisë një listë me aktet juridike dhe protokollet teknike që do të bëjnë të mundur votimin nga jashtë vendit.

Në fund të punës, grupi i punës duhet të përgatisë një raport për Komisionerin e Zgjedhjeve brenda datës 15 nëntor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>