
Pas shumë debateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ vendosi përfundimisht se si do të duket fleta e votimit.
KQZ publikoi të hënën fletët e votimit për çdo qark.
Debati u shkaktua pasi Partia Socialiste kërkonte një fletë votimit me numra, ndërsa Partia Demokratike me emra.
Sipas PS fleta e votimit me emra e bën numërimin dhe votimin të vështirë. Ndërsa PD shprehej se me numra fshihen emrat e kandidatëve. Sipas PD qytetarët e kanë të vështirë të mbajnë mend numrat e kandidatëve.
Fillimisht KQZ pranoi fletën e propozuar nga PD, por më pas PS e apeloi në KAS dhe u pranua varianti i PS.
Më pas ishte PS ajo që e dërgoi në KAS fletën e votimit me numra.
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso i kërkoi KAS të detyrojë Bindjen Demokratike të ndryshojë logoin e saj pasi është e ngjashme me atë të PD-së.
Kompania sllovene CETIS në një përgjigje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri tha se e ka të pamundur të dorëzojë fletën e votimit brenda datës 12-22 prillit.
Fletët e votimit për çdo qark











