KQZ publikon si do të jetë fleta e votimit në çdo qark

Nga Exit News
KQZ publikon si do të jetë fleta e votimit në çdo qark

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të mërkurën pas mbledhjen se si do të duket fleta e votimit në çdo qark.

“Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, për çdo qark, në formatin landscape, duke e përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit të shkrimit dhe stilizimet e logove”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi të mërkurën fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Pas shumë debatesh në mbledhjet e fundit, fleta e votimit do të jetë me emra dhe jo me numra.

KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Partia Demokratike në të kundërt kuronte një fletë votimit me emra.

PS e kundërshtoi sepse për qarkun e Tiranës do të vendoset rreth 500 emra. Kjo do ta bënte të vështirë votimin dhe numërimin, tha Salianji. Gjithashtu PS argumentoi se kjo fletë votimi penalizon 10 subjekte politike që kanë vetëm vëzhgues. Ata nuk do të mund të numërojnë dot votën nga monitori

Partia Socialiste do të ankimojë në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për  fletën e  votimit.

n
n

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>