KQZ rrëzon ankesën e LSI për takimet e Erion Veliajt në shtëpitë e rindërtuara

Nga Exit News
KQZ rrëzon ankesën e LSI për takimet e Erion Veliajt në shtëpitë e rindërtuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi të enjten ankesën e LSI për takimet e kreut të Bashkisë Erion Veliaj në shtëpitë e rindërtimit.

Sipas LSI, Veliaj po përdor rindërtimin për fushatë elektorale, por KQZ nuk e ka pranuar këtë pretendim.

Vendimi i KQZ i firmosur nga Komisioneri Ilrijan Celibashi, thotë se nuk ka konstatime për elemente të shkeljes së dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Më 9 shkurt 2021 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti kryebashkiakun Erion Veliaj për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara gjatë periudhës zgjedhore.

Gjoba ndaj Veliajt ishte 70 mijë lekë për shkeljet e mëposhtme:

  • Kryerjen e aktiviteteve të ndaluara
  • Mosraportimin e këtyre aktiviteteve
  • Promovimin e aktiviteteve të ndaluara

Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Por më pas Veliaj e ankimoi gjobën në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve KAS, i cili e rrëzoi gjobën e KQZ.

KQZ miratoi një vendim mbi aktivitetet e ndaluara, ku përcaktohet se vizitat në shtëpitë e rindërtuara janë të ndaluara përveç rasteve kur fondet ose projekte kanë filluar përpara periudhës së ndaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>