KQZ shkarkon kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku

KQZ shkarkon kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shkarkoi sot kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku për fshehje të së shkuarës kriminale në formularin e dekriminalizimit. Kryebashkiaku socialist rezultoi se nuk kishte deklaruar arrestimin dhe hetimin në Greqi për përdorim parash të falsifikuar. Ai kishte pasur edhe identitet tjetër, Jorgo Toto.

Ky fakt u vërtetua edhe nga prokuroria disa ditë më parë, nëpërmjet shenjave të gishtave.Sipas ligjit të dekriminalizimit, kush gënjen në formularin e dekriminalizimit shkarkohet nga funksioni publik dhe dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Që prej muajit gusht PD ka denoncuar fshehjen e së shkuarës së kryebashkiakut Agim Kajmaku. Ky i fundit ka mohuar të jetë arrestuar, apo hetuar.

Përveç Kajmakut, demokratët kanë akuzuar edhe dy socialistë të tjerë, kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani dhe kandidatin për Shkodrën, Valdin Pjetri, ky i fundit u tërhoq nga marrja e mandatit pasi akuzat u vërtetuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>