KQZ shtyn shqyrtimin e heqjes së mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Nga Exit News
KQZ shtyn shqyrtimin e heqjes së mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ shtyu mbledhjen për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, pas kërkesës së avokatit mbrojtës. Mbledhja do të zhvillohet të premten, në orën 11:00. Në janar 2020, Prokuroria e Përgjithshme vërtetoi se kryebashkiaku Ismailaj ishte i dënuarnë greqi për 3 vite.

Prokuroria nisi verifikimet e figures së Ismailajt më datë 13 janar 2020 pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 Ismailaj është dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Këtë dënim kryebashkiaku Ismailaj e ka mohuar disa herë.

Ismailaj është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD për fshehje të dënimeve të marra në të shkuarën në formularët e dekriminalizimit.

Pas zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, PD ka denoncuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, ish-kandidatin për Bashkinë Shkodër, Valdin Pjetri, kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku dhe kryebashkiakun e Matit Agron Malaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>