KQZ sqaron qytetarët për mënyrën e votimit

Nga Exit News
KQZ sqaron qytetarët për mënyrën e votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi përmes një konference për media, mënyrën e votimit për qytetarët.

Celibashi tha se ka tre mënyra votimi, që do të konsiderohen të vlefshme, mënyrat e tjera janë të pavlefshme.

Celibashi u shpreh se procesi i votimit do të nisë të dielën në orën 07:00 në të gjithë Shqipërinë dhe çdo vonesë do të shoqërohet me gjobë.

Tre mënyrat e votimit janë:

  • Zgjedh vetëm partinë ose koalicionin duke vendosur shenjën X ose + në kuadratin e bardhë
  • Zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, dhe vendos shenjën X ose + të kuadrati i numrit të kandidatit.
  • Votuesi mund të votoj vetëm një kandidat, duke vendosur X ose + tek numri i tij, pa qenë nevoja të vendos X ose + tek partia.
  • Për kandidatët e pavarur, të cilët mbajnë numrin 13, mjafton të vendoset një X në kuadrati e bardhë.

Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, Celibashi tha se tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. “Vetëm rreth 100 qendra votimi nuk janë mbuluar akoma me operatorë, në zona mjaft të thella, kryesisht në pjesën veriore, por edhe në jug, por KQZ po punon për këtë”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>