Pjesëmarrja në zgjedhje, tërhiqet udhëzimi që pengonte LIBRA-n e Blushit

Pjesëmarrja në zgjedhje, tërhiqet udhëzimi që pengonte LIBRA-n e Blushit

KQZ ka rrëzuar udhëzimin më të ri për regjistrimin e partive politike në zgjedhje. Ky udhëzimi penalizonte partinë LIBRA të Ben Blushit. Në propozimin që u rrëzua sot me votim thuhej: Vërtetimi i Kuvendit për zotërimin e mandatit është i vlefshëm vetëm nëse vërteton se partia politike, koalicioni zgjedhor, kandidati i propozuar nga zgjedhësit zotëron mandat në Kuvend të paktën 6 muajt e fundit nga data e paraqitjes së kërkesës për  regjistrim të listave. Ndërkohë që në nenin 68 të Kodit Zgjedhor thuhet: “Partia politike ose koalicioni paraqet një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muajt e fundit”.

Ndërkohë që udhëzimi i ri parashikon për partitë që nuk kanë deputet, duhet të mbledhin 5 mijë firma që të garojnënë zgjedhjet e 18 qershorit.

Deputeti Ben Blushi i cilësoi udhëzimet e KQZ politike nga qeveria e rilindjes me qëllim ndalimin e partisë LIBRA të konkurojë në zgjedhje. Madje ai ironizoi dhe kreun e KQZ, Denar Biba për udhëzimin duke thënë se kjo nuk është mendje e bibave të KQZ-së por e bandës së Rilindjes.

“KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA.Kjo është njëlloj sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes”, shkruante në facebook Blushi pas bërjes publike të udhëzimit të ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>