KQZ zëvendëson Aqif Rakipin e Gledion Rehovecin

KQZ zëvendëson Aqif Rakipin e Gledion Rehovecin

Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve  i dha sot mandatin e deputetit dy kandidatëve që do të zëvendësojnë deputetët Rakipi e Rehoveci, që humbën mandatin për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Mandatin e Gledion Rehovecit të LSI, në qarkun e Beratit, e mori Silva Caka.  Zonja Caka ka qenë deputete e LSI-së dhe në legjislaturën 2013-2017.

Mandatin e Aqif Rakipit të PDIU, në qarkun e Elbasanit, e mori Dritan Bici. Bici, më parë, ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh dhe ish-kryetar i PS-së në Gramsh.

KQZ i hoqi mandatin dy deputetëve më 5 janar, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria.

Dy deputetët kanë gënjyer për të shkuarën e tyre kriminale në formularët e vetëdeklarimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>